Përgjimet që tregojnë qartë fajtorët dhe drejtësia që hesht

Advertisement

Shtetasi Kristaq Kotro u bë i njohur nga trafikimi i kokainës së tretur në vajin e palmës. Drejtësia dhe gjykata mbyllën sytë para fakteve duke arrestuar vetëm shoferin. Turpi më i madh ishte të shikosh një kriminel si Kristaq Kotro, dëshmitar në sallën e gjyqit.

Shtetasi Kotro i shpëtoi padrejtësisë duke korruptuar gjyqtarin dhe duke ia hedhur paq drejtësisë. Kotro u paraqit në gjyq si dëshmitar dhe ai që u arrestua është shoferi i kamionit me vajin e palmës dhe kokainën e tretur, të cilin Kotro e ksihte porositur për ta sjellë porosinë në firmën e tij  “INTER-KRISS” Sh.p.k

Përgjimet nxjerrin zbuluar Kristaqin pasi në përgjimin e bisedës më datë 20.03.2011, ora 11:51, krimineli Kotro ka marrë në telefon shoferin dhe i thotë: “A e takove Arjanin (Arjan Lezaj) dhe ç’të ka dhënë?” Këtu del qartë se Kristaq narkotiku ka pasur dijeni të plotë mbi ngjarjen dhe ka qenë porositësi i këtij kamioni. Bëjmë me dije se firma që ka porositur kamionin dhe firma që priste mallin, firma “INTER-KRISS” Sh.p.k dhe firma “AE-1 MERENTINO” janë të dyja firma të bosit të kokainës Kristaq Kotro, të dyja me adresë Zona Industriale, Gjirokastër.

Advertisement

Krimineli Kristaq Kotro I lidhur me botën e krimit dhe drejtësinë vazhdon të endet I lirë dhe me siguri që vazhdon sërish transportimin e kokainës me vaj palme. Është e çuditshme sesi në vendin tonë ligjet nuk pinë uji për kriminelët po për qytetarët e thjeshtë që dergjen burgjeve qoftë edhe për një zënkë.

Kuptohet fare qartë se reforma në drejtësi është kthyer në Pazar të gjyqtarëve, politikës dhe të kriminelëve që kanë pushtuar drejtësinë tonë.

Advertisement
169