Përfundon në SPAK Vladimir Kumi kanidatpër deputet partisë Demokratike për Himarën ja cilat janë akuzat

Advertisement

Ditën e djeshme  është bërë kallzim penal për shtetasin Vladimir Illo Kumi ,lindur dhe banues në fshatin Nivicë, bashkia Himarë I cili njëkohësisht është dhe Kandidati për deputet partisë Demokratike për Himarën

 Për këtë shtetas kanë kërkuar të hetohet për dy vepra penale, atë të falsifikimit të dokumentave parashikuar nga neni 186 i K.Penal dhe Vjedhje duke shpërdoruar detyrën si Kryetar Komune parashikuar nga neni 135 K.Penal dhe shpërdorim detyre parashikuar nga neni 248 i K.Penal. E akuzojnë shtetasin Vladimir Illo Kumi  për vepër penale të falsifikimit të dokumentave pasi ky shtetas pa autorizim nga ana e banorëve i është drejtuar Agjensisë së Përgjithshme të Pronave me ankim kundër vendim kthim kompensimit të pronave qarku Vlorë, vendim i cili është pranuar nga Agjensia e Përgjithshme e trajtimit të Pronës duke vendosur shfuqizimin e vendimit të Agjensisë së kthimit kompensimit Vlorë të vitit 2006 dhe më pas po ky shtetas pa patur asnjë autorizim nga ana e banorëve i është drejtuar Gj.Tiranë për shfuqizimin e vendimit të Agjensisë së trajtimit të pronave Tiranë. Sërish ky shtetas i është drejtuar gjykatës pa autorizim nga ana banorëve dhe ka nënshkruar në emrin tyre dhe gjykata ka konstatuar se ky shtetas nuk legjitimohet në ngritjen e padisë pasi nga ana e banorëve nuk ishte dhënë asnjë autorizim për ngritjen e kësaj padie. Ky vendim ka përfunduar në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë me të njëjtin arsyetim dhe ngarkon shtetasin Vladimir Kumi me përgjegjësi penale , ankimi i shtetasit Vladimir Kumi në Agjensinë e Përgjithshme të Trajtimit të Pronës na ka hequr të drejtën e pronësisë për një sipërfaqe shum të madhe prone, rreth 250 Hektar.

E njëjta pasuri e cila është përfituar nga një grup i vogël njerzish me 17 vendime të tjera të përfituara me dokumenta të falsifikuara nga Agjensia e Kthimit dhe kompesimit të Pronave qarku Vlorë. Kjo vërteton interesin e shtetasit Vladimir Kumi për të prishur vendimin e  Kthimit kompensimit të pronave qarku Vlorë, për të mos patur mbivendosje me 17 vendimet e tjera të mara me dokumenta të falsifikuara.Njëkohësisht  përfitimi i kësaj prone me dokumenta të falsifikuara  kemi të bëjm me veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit me dok të falsifikuara të parshikuar nga neni 143 paragrafi 3 i K.Penal.

Advertisement

Banorët pretendojnë akoma më keq se Kemi dijeni për vepra të tjera penale të kryera nga ky shtetas në kohën kur ka qenë Kryetar Komune, është bërë një tender dhe pikërisht për faktin se në Rrugën kryesoren që lidhet me fshatin Kakome është bërë një segment rrugor që lidh Kakomen me rrugën kryesore, ky projekt nuk është bërë ashtu siç ishte miratuar duke vjedhur shtetin nga persona që kanë për detyrë ta ruajnë atë dhe se rruga e Kakomesë ka qenë e projektuar të zhvillohej deri në bregdet por ajo është zhvilluar deri në një pjesë dhe është lënë pa përfunduar. Nga ana tjetër shtetit Shqiptar i është prezantuar si një punë e përfunduar. Pra duket qartë se jemi përpara veprës penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me shoqërinë Gjikuria sh.p.k, parashikuar nga  neni 135 i Kodit Penal, Falsifikim dokumentash  dhe Shpërdorim detyre nga shtetasi Vladimir Kumi. Sa më sipër është kërkuar ndjekje penale të shtetasit Vladimir Kumi dhe shoqërisë Gjikuria sh.p.k , dhe njëkohësisht për shtetasin Leka dhe  Shaban Mehmiaj  I cili ka qënë Drejtor i Përgjithshëm i Aluiznit të cilët sipas banorëve kanë mashtruar shtetin dhe banorët me dokumenta të falsifikuara.

 Kallzimi i është kundrejtuar SPAKUT

Advertisement
905