PD refuzon sërish kërkesën për bashkëpunim nga Rama: Është autori i masakrës elektorale

Advertisement

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, ku bëri sërish thirrje për bashkëpunim.

Me anë të një deklarate PD thotë se Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim.

PD shkruan se është detyrë e tyre që vazhdojnë të luftojnë për kthimin e demokracisë në vend.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Advertisement
Advertisement
134
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com