Pazaret e pista të gjyqtares Irida Kacerja/ KPK mbron me fanatizën llojin e vet

Advertisement

KPK zhvilloni  ditën e djeshme një senacë dëgjimore për Irida Kacerja, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për më tepër edhe kandidate për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Trupa Gjykuese përbëhej nga nga Etleda Çiftja; Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo. Pas shqyrtimit të fakteve dhe provave  u vendos që të shtyhej seanca për shpalljen e vendimit me datë 16 Mars.

Kacerja e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008  dhe që nga  viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2012 derin e vitin 2015, Kacerja ka punuar si këshiltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Ajo gjithashtu është kandidate për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Advertisement

Kujtojmë se kjo gjyqtare ka liruar 6 të arrestuar për heroinë në vitin 2017. Në seancën e gjyqit të zhvilluar 3 prej tyre janë lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa 3 të tjerë prej të arrestuarve me një masë më lehtësuese “detyrim paraqitje”.

Duket shumë qartë se ky vendim është marr në kundërshtim me ligjin pasi këta persona duhet të ishin në burg e jo të vërtiteshin të lirë. Nuk ka asnjë dyshim se kjo gjyqtare e ka kthyer institucionin e drejtësisë pazar ku blihet dhe shitet e vërteta dhe ligji.

Advertisement
465