Pavli dhe lidhja e ngushtë me qeverinë Rama

Advertisement

Darian Pavli rezulton të ketë lidhje familjare me kryeministrin Rama. Referuar pemës gjinealogjike, sipas mediaveështë aluduar se gjyshërit e tyre kanë qenë motër e vëlla. Pavli u emërua si anëtar i Gjykatës së Strasburgut, pasi kandidaturat e mëparshme të qeverisë shqiptare u rrëzuan tre herë rresht nga strukturat e Këshillit të Europës.

Arsyet e rrëzimit të emrave të mëparshëm nuk u bënë publike, megjithëse, në çdo rast, bëhej fjalë për emra që kishin lidhje të ngushtë me qeverinë e majtë ose me vetë kryeministrin Edi Rama.

Por nuk është v etëm kjo lidhja mes kryeministrit shqiptar dhe gjyqtarit të kandiduar prej tij për në Gjykatën e Strasburgut.

Advertisement

Darian Pavli ka qenë përfshirë më herët në projekte të ndryshme të fondacionit “Shoqëria e Hapur”, e themeluar nga biznesmeni George Soros.

Fondacioni “Soros” ka shprehur hapur dhe publikisht përkrahjen personalisht ndaj kryeministrit Rama prej vitesh, edhe para se ai të zgjidhej në krye të qeverisë. Gjithashtu, ky fondacion ka përkrahur edhe individë që kanë punuar në pozicione të rëndësishme në këtë fondacion për t’u zgjedhur në organet drejtuese në sistemit të drejtësisë.

Fondacioni Sorros është shprehur publikisht se ka kontribuar financiarisht dhe me ekspertizë në hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Advertisement
138