Pas publikimit të videove në Tik-tok/ Jep dorëheqjen kryetarja e gjykatës së Elbasanit

Advertisement

Enkeleda Kapedani ka dhënë dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit, pas publikimit të videove në rrjetin social Tik-Tok.

Ndërsa ditën e sotme nisi seanca dëgjimore e kërkuar nga ILD për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Kërkesa për shkarkim u bë pas videove që gjyqtarja publikonte në tik-tok. Kreu i ILD-së, Artur Metani tha se ekzistojnë kushtet që gjyqtarja të pezullohet.

“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.”, tha Metani.

Advertisement
Advertisement
167
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com