Pas dozës së parë të vaksinës/ Infektohen me Covid-19 dy mjekë dhe një infermiere

Advertisement

Dy mjekë dhe një infermiere janë infektuar me Covid-19 pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Nga raportimet bëhet fjalë për një mjeke endokrinologe, një mjek imazherist dhe një infermiere, të spitalit të Elbasanit.

Ato kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Dyshimet janë se 3 bluzat e bardha mund të kenë pasur virusin para marrjes së vaksinës, ndërkohë që ekziston edhe mundësia që ato të jenë infektuar ditët e mëpashshme. Kjo shpjegohet me faktin se anti-trupat nuk krijohen menjëherë dhe bluzat e bardha mund të mos kenë respektuar masat anti-Covid.

Advertisement

Ky nuk është rasti i parë kur pas dozës së parë të vaksinës janë infektuar bluzat e bardha. Rasti i parë ishte ai i mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, i cili pas dozës së parë të Pfizer u infektua me Covid-19

Advertisement
135