Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, Rama pritet të zbulojë emrat e qeverisë së re

Advertisement

Partia Socialiste mbledh ditën e sotme Asamblenë Kombëtare. Mbledhja nis në orën 10:00 dhe do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve. Pikërisht në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama pritet të zbulojë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Deri tani, Rama ka konfirmuar se pjesë e kabinetit do të jenë Elisa Spiropali dhe Taulant Balla, ndërsa ka kritikuar punën e bërë nga Ministria e Turizmit kundrejt menaxhimit të mbetjeve urbane përgjatë sezonit turistik, si dhe ministria e Ar simit, që sipas Ramës, nuk kanë plotësuar pritshmëritë, duke vënë në pikëpyetje fatin e ministrave përkatës në qeveri.

Advertisement

Nga ana tjetër, Rama në mbledhjen e fundit që zhvilloi me ministrat vlerësoi në mënyrë të veçantë ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, si dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, të cilat me shumë gjasa pritet të rikonfirmohen në kabinetin e ri.

Rendi i ditës:

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

I. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

II. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

III. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Advertisement
223