Parashikimi i motit për sot 19 qershor 2021

Advertisement

Qarkullim i masave ajrore nga veriu i kontinenti afrikan do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar.

Për pasojë kthjellime dhe temperatura relativisht të larta dominojnë deri në mesditë në të gjithë vendin tone, sipas MeteoAlb.

Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në zonat veriore dhe juglindore duke rrezikuar shira të pakët. Por orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë vendin tonë.

Advertisement

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Advertisement
142
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com