Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 shkurt 2021

Advertisement

Masat ajrore me origjinë perëndimore, do të diktojnë mot të kthjellët dhe të ngrohtë në vendin tonë gjatë paradites së sotme.

Edhe pasditja dhe mbrëmja do të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët, ndërsa kalime vranësirash të lehta do ketë vetëm në zonat veriore dhe lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 0°C, deri në 19°C.

Advertisement

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verior- verilindor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 2-3 ballë.

Advertisement
123