Parashikimi i motit për ditën e sotme 17 qershor 2021

Advertisement

Bregdeti dhe zona e ulët do të paraqiten me kthjellime, por vranësira të lehta do ketë zona malore deri pasdite, kur vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira afat shkurtër në gjysmën lindore ndërsa me kthjellime mbetet vetëm zona bregdetare.

Sipas Metoalb, këto kushte atmosferike mbeten deri në mbrëmje kur moti kthjellohet në të gjithë zonën bregdetare.

Temperaturat e ajrit rriten me 3 gradë në vlerat minimale, por kostante mbeten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.

Advertisement

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Advertisement
145
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com