Parashikimi i motit/ Ja kapriçot e motit sot

Advertisement

Dita e sotme në vendin tonë do të mbizotërohet nga mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin. Gjatë pasdites moti do të ndryshojë  duke ia lënë vendin vranësirave dhe kthjellimeve.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 01°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 10°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Advertisement

Kosova  gjithashtu do të mbizotërohet sot nga vranësira dhe mot të kthjellët, të cilat do të sjellin më vonë reshje në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat në Kosovë do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 03°C.

 

Advertisement
209