Parashikimi i motit, e martë 13 prill 202

Advertisement
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell në orët e para të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1500 metër të vendit do të ketë reshje të dobëta dëbore.

Advertisement

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek në tokë ndërsa përgjatë vijës bregdetare erë e fortë deri në 20 m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Advertisement
141
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com