Paraliza e Reformës në Drejtësi/ Ja kush është pika që lidh komisionerin Roland Ilia dhe Luan Dacin

Advertisement

Vetëm pak ditë më parë gjuëtari Luan Daci u gjykua për krimet e tij që cënonin rëndë drejtësinë. Mesa duket Daci nuk është i vetmi që ka rezultuar me probleme nga ana e anëtarëve të KPK-së, por këtë fat e ndan edhe Roland Ilia.

Diplomuar “Jurist” në vitin 1996 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Shkodrës. Ilia është licencuar në profesionin e avokatit në vitin 1997. Sipas deklarimeve të të ardhurave për vitin 2017, komisioneri Roland Ilia nuk ka të deklaruar asnjë shtëpi të tijën. Në të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike, Z. Ilia ka deklaruar të ardhura në vlerën 3 536 564 Lekë nga të cilat 3 459 564 Lekë janë nga pagat dhe dietat pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për periudhën 12 mujore të vitit 2018 ndërsa vlera 77 000 Lekë është shpërblim i prapambetur i vitit 2017 i kaluar në llogarinë e pagës në datën 12.01.2018.

Gjithashtu, Bashkëshortja e komisionerit Roland Ilia, ka të ardhura në vlerën 717 912 Lekë nga paga si Drejtoreshë e Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefekturës së Qarkut Shkodër për periudhën 01.01.2018.31.08.2018, dhe të ardhura në vlerën 246 396Lekë nga paga si Përgjegjëse e Sektorit Juridik pranë Prefekturës së Qarkut Shkodër për periudhën 03.09.2018.31.12.2018.

Advertisement

Ilia është hetuar për gati një vit nga prokurorja Esmeralda Ndoj, por më pas hetimet për të janë pushuar. Referuar vendimit, rezulton se Roland Ilia është hetuar nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, së bashku me disa ish-kolegë të tij në Universitetin e Shkodrës.

Reforma në Drejtësi, kohët e fundit, mesa duket po merr vazhdimisht goditje të rënda. Pasi lista e “problematikëve” nuk përfundon as me Dacin dhe as me Ilian.

Advertisement
292