Pallati luksoz me sipërfaqe 362.9 m2 i komisioneres Pine që nuk i hyn në sy askujt/ Pse ligji nuk e dënon

Advertisement

Ligjet mesa duket nuk janë për komisioneret e vettingut pasi Xhensila Pine as është dënuar, as nuk i bën përshtypje që po shkel ligjin duke mos e deklaruar vilën e saj lukzose.

I çuditshëm është fakti se komisionerët janë aq të mbytur në para sa paratë i investojnë në shtëpi luksoze si brenda dhe jashte vendit. Pine të paktën nuk e ka “tradhëtuar” vendin e saj por ka ndërtuar në mes të Tiranës.

Hetimet ndaj komisioneres Pine kanë nisur për ndërtimin e paligjshëm të një kulle pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë, e cila këtë pronë e ka vendosur në emër të bashkëshortit Egon Sinani por pa i vendosur vlerë.

Përse drejtësia hesht për mosdeklarimin luks të komisioneres Pine dhe përse edhe sot e kësaj dite nuk janë marrë akoma masa?!

Advertisement

Gjithashtu është e çuditshme sesi mbrohen këto komisionere dhe sesi iu është dhëna drita jeshile të përfaqësojnë vettingun përderisa vetë janë të zhytura kokë e këmbë në llum.

Këto ngjarje përbaltin vettingun, përbaltin drejtësinë dhe çdo ditë po kuptojmë që pasuria marramëndëse e ktyre komisionerve nuk i hyn në sy askujt. Duket sikur po ushqehet gjithkush nga pak nga këto pasuri dhe komisioner përderisa heshtja vazhdon dhe nuk jep njeri shpjegime.

Advertisement
271