Operacioni ndërkombëtar i drogës/ Shkon në 6 numri i të arrestuarve, në pranga 30 vjeçari

Advertisement

Policia e shtetit ka vënë në pranga 5 shtetas shqiptarë ditën e djeshme me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht: Eriseld Nelaj, Albano Jazaj, Dionis Maskaj, Zigur Aliaj, Rezart Elmazaj, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Ata dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në dr ejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës.

Advertisement

Vlorë

Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “TIBUS”.  Shkon në 6 numri i personave të arrestuar.  Në vijim të operacionit “TIBUS”, në Vlorë, është kapur nga FAST Albania, FNSH, strukturat e DVP Vlorë dhe Interpol Tirana, një shtetas tjetër, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:  A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri. Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.   Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Advertisement
209