ONM-ja kërkoi të vlerësohej “negativisht”, vettingu konfirmon në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha…

Advertisement

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten (sot) vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha. Kryesuesi i trupit gjykues të KPK-së, Olsi Komici deklaroi se konfirmimi në detyrë i Hoxhës është marrë me shumicë votash.

Ndërkohë, në mënyrë unanime, Komisioni vendosi të dërgojë për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë te Drejtësisë dy vendimmarrje të gjyqtarit Gerd Hoxha.

Gjatë seancës dëgjimore të martën, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, kërkoi vlerësim negativ për kriterin profesional pasi evidentoi problematike dy vendimarrje të Hoxhës kur ai ishte anëtar i KLD-së, duke konstatuar se subjekti kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia.

Nga sa u relatua në seancën dëgjimore bëhej fjalë për vendimet e KLD-së në dhënien e lejes për ish-gjyqtarin Gjin Gjoni dhe rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtarit Petrit Aliaj.

Një gjetje e tretë e ONM-së kishte të bënte me një dosje penale në ngarkim të një infermiereje dhe farmacistes të QSUT-së për abuzime me barnat për të sëmurët me kancer, shkruan Birn.

Advertisement

Gjithashtu, KPK vuri në dukje disa mungesa burimesh financiare sa i përket pasurive që gjyqtari kishte së bashku me ish-bashkëshorten Elbana Lluri, po ashtu gjyqtare. Lluri u konfirmua nga KPK, por me rekomandim të ONM-së, Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për të.

Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Advertisement
209
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com