Olsi Komici përfiton nga postet e tij/ Deklaron pasuri sa për sy e faqe

Advertisement

Komisioneri Olsi Komici është diplomuar “Jurist” në vitin 1998 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.  Ai ka ushtruar profesionin e avokatit në periudhën maj 2016 – maj 2017 dhe pas kësaj ka kryer detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t deri në mandatimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Olsi Komici i ka krahët e ngrohta nga qeveria dhe nga miqtë e tij. Pavarësisht profesionit të tij dhe punës si avokat Olsi Komici ka mbetur pa shtëpi dhe pa strehë për të futur kokën. Pasi në vitin 2012, Olsi Komici ka marrë një kredi për blerje apartamenti në vllerën 15 000 Euro me afat 17 vite dhe këst mujor 154 Euro, për të cilën është likujduar detyrimi në vlerën 1 080 Euro dhe ka mbetur e pashlyer detyrimi në shumën 10 600 Euro.

Gjithashtu po në vitin 2012, Olsi Komici ka marrë kredi në shumën 255 000 Lekë për blerjen e një makine, me afat 5 vite dhe me këst mujor 6 500 Euro, për të cilën është është shlyer detyrimi në vlerën 45 500 .

Advertisement

Gjithashtu, komisioneri Olsi Komici bashkë me bashkëshorten e tij janë pronar me pjesë takuese 50% secili të një apartamenti banimi në Tiranë me sipërfaqe 70.51 m2 dhe me vlerë 5 076 720 Lekë. Po ashtu, bashkëshortja e Komicit është pronare me pjesë takuese 1/8 e një pasurie të paluajtshme në Vlorë, truall me sipërfaqe 726.4 m2 dhe pronare me pjesë takuese 1/8 e një pasurie të paluajtshme në Vlorë, truall me sipërfaqe 300 m2.

Duket qartazi që çifti i bashkëshortëve përfitojnë nga postet e tyre dhe fshehin pasuri të cilat nuk i kanë deklaruar. Ata deklarojnë pasuri dhe kredi sa për sy e faqe, por harrojnë se dielli nuk mbulohet me shoshë.

 

Advertisement
329