Nuk respektuan masat antiCovid/ Gjobiten Brenda 24 orëve 2055 persona

Advertisement

Policia e Shtetit ka vazhduar dhe ditën e sotme me kontrollet dhe ndëshkimet e mosrespektimit të masave antiCovid.

Sipas uniformave blu, 2055 prej tyre janë ndëshkuar gjatë fundjavës , ndër to 2013 shtetas për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse si dhe 5 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

“Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2055 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2013 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1778 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 235 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Advertisement

Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 37 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Advertisement
114