“Nuk mund të qëndrojmë të sigurta këtu, na e dogjën shtëpinë”. 5 motrat afgane në rrezik

Advertisement

motra afgane ndodhen në rrezik, ku në fillim shtëpia e tyre u dogj nga talebanët e tani mund të merren nga ushtarët si skllave seksi.

Vajzat e reja jetojnë në Hazarjajat të Afganistanit.

Njëra prej tyre, e quajtur Aaiana Sheikh, thotë se ndodhet në aeroport së bashku me 4 motrat dhe vëllain. Ata nuk kanë pasaporta apo viza për t’u larguar, megjithatë, shpresojnë te një mrekulli.

“Ne duam të shkojmë në Amerikë, nuk mund të qëndrojmë këtu të sigurt. Deri javën e kaluar ne jetonim të lumtur në shtëpinë tonë dhe pastaj talebanët erdhën dhe e dogjën. Prindërit tanë na thanë të largoheshim sepse kishin frikë për jetën tonë. Ne kemi disa para të cilat po i shpenzojmë nuk e di sa kohë do na zgjasin. Ne jemi shumë të rinj për të kujtuar talebanët më parë, por prindërit tanë na kanë treguar se si ata vranë kaq shumë njerëz Hazara në të kaluarën”, u shprehën motrat.

Advertisement
Advertisement
346