Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon prokurorin e Tiranës Genc Qana

Advertisement
KPK ka shkarkuar nga detyra Gent Qanën.

Ai është prokuror në Prokurorinë e rrethit Tiranë. Qana nuk ka mundur që të justifikojë pasurinë.

Prokurori kishte marrë disa denoncime për çështjet që kishte hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Ai pretendonte se bilancet negative vinin për shkak të disa llogaritjeve të gabuara nga KPK dhe kërkoi konsiderimin si të ligjshme të huasë dhe të ardhurave të bashkëshortes. Mos justifikimi i pasurisë dhe denoncimet për çështjet e trajtuara nga ai sollën shkarkimin e tij.

Advertisement

Ai u hetua nga një trupë e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me anëtare Etleda Çiftja dhe relatore Xhensila Pinen.

Genci Qana e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet ’90. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitet 2008-2020.

Advertisement
274