‘Nuk e bëra me të keq’/Gjykata merr vendimin për 32-vjeçarin që terrorizoi

Advertisement

Tiranën Arben Mema, i riu që më 25 prill hyri në Sheshin “Skënderbej”, dhe tentoi me makinën të shtypte qytetarët është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. 32-vjeçari akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave.

I pyetur nga gazetarët në sallën e gjyqit, I riu ka thënë se nuk kishte për qellim të kryente atë veprim, por i humbi kontrolli i mjetit, pasi ditën e incidentit kishte konsumuar alkool dhe lëndë narkotike.

“Se bëra me të keq, do ikja djathtas mu kthye makina majtas. Më doli makina jashtë kontrollit,’’–tha 32-vjeçari.
I riu ka qenë i arrestuar më herët dhe për tre vepra penale si tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.
Videoja ku Mema u fut kur Mema u fut me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ u bë menjëherë virale duke bërë bujë të madhe edhe në mediat prestigjoze ndërkombëtare si BBC.

Advertisement
Advertisement
199