“Njoh fëmijët tuaj”/ Arrestohet shkodrani, mashtroi të moshuarit në Fier duke ju marrë para

Advertisement

Një 60-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kishte marrë shuma të ndryshme parash disa qytetarëve në Fier përmes mashtrimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas informacioneve dhe kallëzimeve të mara se një shtetas iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Spiridon Lito, 60 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi policia.

Advertisement

60-vjeçari iu ka marrë shuma të ndryshme parash, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre, shtun të njëjtat burime.

Advertisement
162
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com