Njoftim për subjektin e rivlerësimit, Z. Dritan Hasani

Advertisement

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 2.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Hasani bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 3.3.2021, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Hasani, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Genta Tafa Bungo relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Advertisement

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Advertisement
282