Nisin problemet për Tom Doshin/ Prokuroria i kërkon të dhëna ambasadores Yuri Kim

Advertisement

Prokuroria deklaron se ambasadës i është kërkuar që të tregojë gjithçka që di për Tom Doshin, të cilit i është ndaluar hyrja për në SHBA që prej vitit 2018, së bashku me të gjithë anëtarët e familjes së tij.

Sipas Prokurorisë, në varësi të përgjigjes që do ti jepet nga ambasada e SHBA-ve do të merren dhe hapat e mëtejshëm, lidhur me kandidmin e Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kjo lëvizje e prokurorisë vjen pas thirrjeve publike të Yuri Kim që Doshi të mos kandidojë në zgjedhje, por sipas KQZ kandidimi i tij nuk bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit, pasi ndaj tij nuk ka asnjë dënim të formës së prerë nga Gjykatat në vend.

Vetë Doshi nga ana e tij është shprehur se ai është një nga mbështetësit më të mëdhenj të SHBA-ve, dhe një prej faktorëve kycc të kalimit të Reformës në Drejtësi në Kuvend, aq shumë e kërkuar nga ana e amerikanëve.

Advertisement

“Unë jam një mbështetës i Amerikës” , tha Doshi në fjalën e tij para kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. “Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”, deklaroi më tej Doshi.

Në total prokuroria është duke kërkuar dhe mbledhur informacion për 28 kandidatë për deputetë në listat e 25 Qershorit, për të cilët ka indicie se mund të jenë subjekte të ligjit të dekriminalizimit.

Advertisement
179