Nisen dy avionë të tjerë me afganë drejt Shqipërisë, ja ku do të strehohen

Advertisement

Pas grupit të parë të afganëve, këtë mbrëmje pritet të mbërrijnë 2 grupe të tjera me 210 persona. 

Lajmi bëhet me dije nga ministria e Jashtme, e cila thekson se avioni i parw do tw ulet në Rinas rreth orës 23:00 me rreth 150 afganë, ndërsa avioni i dytë orës 01:00, do të bëhet direkt Kabul-Tiranë. Afganë do të priten nw Rinas nga vetë ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Advertisement

Ndërkohë afganët të cilët mbërritën në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë, u strehuan në hotel, në qytetin e Durrësit, ku u vizituan nga kryeministri Edi Rama.  

Advertisement
251