Advertisement
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku pas disa shtënave me armë në Uashington ka mbetur e vdekur një 6 vjeçare dhe 5 të tjerë u plagosën.
Incidenti ka ndodhur në pjesën juglindore të qytetit. Vajza, fillimisht ka pësuar disa plagë dhe është dërguar me urgjencë për në spital, ku për fat të keq, nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra.
Advertisement
Nga krahu tjetër, gjithashtu, tre burra dhe dy gra mbetën të plagosur, e gjendja e tyre, është jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar nga autorët e mundshëm, ndërsa hetimet ende po vijojnë.
Advertisement
