Nga pasuria e pajustifikuar te akuzat për korrupsion/ KPK mban seancën për prokurorin e Sarandës, Sali Hasa nuk paraqitet

Advertisement

Ka nisur sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit seanca për prokuorin e Sarandës Sali Hasa, i cili dyshohet për korrupsion. “News 24” raporton se Hasa nuk është paraqitur në seancën e KPK-së.

Dyshohet se prokurori ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

KPK konstatoi se sipas ILDKP-së, Hasa ka deklarim të pasaktë dhe të pajustifikuar. Hasa rezulton të ketë pasur një shtëpi në Kavajë, e cila është shitur në vitin 1998.

“Truall 500 m2 në Kavaja dhe 130 m2 karabina në vlerën 2 milionë lekëve, ndërsa shton se ka mungesë në justifikimin e ndërtimit të saj. Subjekti ka deklaruar se sipërfaqja është blerë 400 mijë lekë në vitin 1998. Për këtë pasuri rezultojnë dy kontrata blerjeje me vlera të ndryshme 400 dhe 500 mijë. Në 2004 pasuria arë është shitur, por jo pasuria karabina 130 m2. N uk u provua ndërtimi i kryer pa lejë dhe vlera e saktë e ndërtimit. KPK konstaton mungesë dokumentacioni për ndërtimin e objektit, që sipas eksperteve ka vlere 3.6 mln lekë. Është i dyshimte mospërfshirja e godinës në kontratën e shitjes së pasurisë në vitin 2004.

Advertisement

Subjekti ka pasur mungesë burimesh financiare për këtë pasuri.

– Apartament 163 m2 në Durrës. Ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e tij 50 mijë usd në Durrës në 2001.

Mbetet e paqartë periudha e likuidimit të kësaj shumë.
Subjekti ka nisur punën si prokuror në vitin 2004.
Në vitin 2005 ai ka deklaruar shtëpi banimi 153 m2 në Durrës.
Subjekti ka bërë deklarime kontradiktore nëpër të gjitha deklaratat. Në deklaratën e tij të parë në ILDKP, subjekti nuk ka deklaruar detyrimet për blerjen e apartamentit.”, -pohoi sot KPK.
Panorama.al

Advertisement
306