Neni Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që flak jashë Darian Pavlin

Advertisement

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë me anë të një vendimi më datë Nr. 12, Datë 02.04.2015 vendosi të  të miratojë, ngritjen dhe drejtimin e 7 Grupeve të Punës në përbërje të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Sekretariatit Teknik pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë”.

Darian Pavli, gjyqtari shqiptar në Strasburg është në kushtet e një konflikti të hapur të interesave gjatë shqyrtimit të rasteve të depozituara nga gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë ankimuar procesin e Vetingut pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Por pse hidhet një hipotezë e tillë?

Pavli figuron të jetë një ndër Ekspertët e Nivelit të Lartë gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri, para se të zgjidhej përfaqësuesi shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, në një votim të zhvilluar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, në Tetor 2018.

Një ndër aspektet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, e miratuar në Korrik 2016 me kontributin edhe të z. Pavli, është procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting). Ky proces është kritikuar për njëanshmëri politike në favor të qeverisë dhe për mungesë të theksuar profesionalizmi.

Në rregullat e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, në  nenin 28 flitet qartë për përjashtimin  e gjyqtarëve që ushtrojnë profesione publike.

Pikërisht në nenin 28, pika d shprehet qartë se  ai ose ajo që ka shprehur mendime publikisht, përmes komunikimit të mediave, me shkrim, për veprimet e tij ose të saj publike, ndikojnë negativisht për të dhe për favoret që disponon.

Advertisement

Emri i Pavlit figuron në dokumente si ekspert ligjor i ‘EURALIUS’ dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit të shumëpërfolur George Soros.

Ai ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, çka do të thotë se kjo reformë është konceptuar dhe zbatuar nga Fondacioni ‘Soros’. I gjithë ky fakt hedh poshtë besushëmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin që nga rrënjët e kësaj reforme.

Për më tepër Darian Pavli është është zgjedhur në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, edhe pse nuk ka asnjë eksperiencë gjyqësore, por thjesht se ka punuar për Fondacionin e Soros në Shqipëri.

Pra duket fare qartë  që procesi i vettingut është kthyer në dystandartizim dhe sipas nenit 28, pika d,  të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, Dritan Pavli duhet të përjashtohet urgjentisht nga ky post, pasi ka një marrdhënie simbiozë me politikën.

Advertisement
173