Në pranga drejtori në portin e Shëngjinit/ Ja për çfarë akuzohet

Advertisement

Policia e Lezhës i arrestuar sot drejtorin e sigurisë së Portit të Shëngjinit, Agustin Gjini

Sipas inforamacioneve paraprake dyshohet se gjatë ushtrimit të detyres si pergjegjes i Sektorit te Arkivit dhe Protokollit ne ish komunen Shengjin, Gjini të ketë falsifikuar dokumentet, duke tjetersuar nje siperfaqe toke ne bregdetin e Shengjinit, nga lloji i pasurise rere ne are.

Hetimet për këtë dyshim kanë nisur 6 muaj më parë.

Sipas burimeve, policia ka shpallur në kërkim edhe përfituesin e tokës, shtetasin me inicialet S.U.

Sakaq, policia në njoftimin e saj tha se gjykata e Lezhës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 56-vjeçarit Agustin Gjini.

Njoftimi i Policisë së Lezhës

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin Agustin Gjini, 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve “.

Advertisement

Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar.

Advertisement
220
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com