Në “mbretërinë kriminale” të Lulzim Hamitaj/ Ja sa “zero” ka në llogari komisioneri

Advertisement

I konsideruar nga kolegët e tij si “njeriu i Ëngjëll Agaçit” në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Hamitaj rezulton të jetë pronar i 4 apartamenteve dhe një toke në Mullet, Tiranë, vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro. Hamitaj ka punuar prej vitesh avokat në Itali. Burime të ndryshme deklarojnë se ai ka qenë bashkëpunëtor me zyrën avokatore të Agaçit, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrit Edi Rama.

Gjithësesi, ditët e sotme po hedhim dritë mbi pasurinë shumë të madhe të komisionerit të Vetingut, Lulzim Hamitaj. Në bazë të këtyre dokumentave rezulton se komisioneri i Vetingut është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë. Po ashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro. Krahas apartamenteve, komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në zonën e preferuar të Tiranës, në Mullet, me vlerë totale 70 mijë euro. Në përmbledhje, pasuria e paluajtshme, e blerë nga komisoneri Hamitaj arrin në vlerë rreth 400 mijë euro.

Gjithashtu, Lulzim Hamitaj ka në pronësi të tij edhe një automjet tip Jeep, me vlerë 14 mijë euro. Komisioneri Hamitaj, në bazë të shpenzimeve të kryera, duket se ka pasur aktivitet të zgjeruar avokator në Itali. Megjithatë, nuk ka asnjë të dhënë nëse ndonjë prej institucioneve shqiptare ka kryer verifikimin e pasurisë së tij dhe burimet e ligjshme të krijimit të saj. Komisionerët e Vetingut duhet të ishin të parët që duhet të kalonin në filtrat e “verifikimit të hollësishëm”, para se ata të merrnin detyrën për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Por, të dhënat mbi biografinë e tyre profesionale janë të cunguara. Ndërkohë që mungojnë të dhënat publike mbi pasurinë e tyre edhe pse është detyrim ligjor dhe për këtë i Bëjmë thirrje Shkëlqim Ganit të bëjnë detyrën e tijë siç di ai ta  bëj më mirë.

Advertisement

Lulzim Hamitaj është aktualisht nga Prokuroria e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale të ‘Fallsifikimit të dokumentave”. Ky hetim nisi pasi u publikuan disa dokumenta, në të cilat krijoheshin dyshime se Hamitaj kishte falsifikuar çertifikatën e njohjes së gjuhës së huaj, me të cilën ai konkuroi për anëtar të Komisionit të Vetingut. Burime nga Prokuroria e Tiranës deklaruan se hetimi është ende në vijim dhe prokurorët e çështjes janë në pritje të letër-porosisë së dërguar autoriteteve angleze, për të kryer verifikimet përkatëse në Universitetin e Kembrixhit, një zyrë bashkëpunëtorë e të cilit ka pajisur me çertifikatë komisionerin Lulzim Hamitaj.

Advertisement
176