Në mbretërinë kriminale të komisioneres Pine/ Calavera bën sikur kërkon gjilpërën në kashtë

Advertisement

Jemi njohur dhe më parë me komisioneren Xhensila Pine dhe mbretërinë e saj në luks të shfrenuar. Shefja e ONM-së le t’i quajë shpifje faktet në dokumentacione, ama shtëpinë luksozë të Pines me çfarë do ta mbulojë? Aq më tepër që shtëpia është në qendër të Tiranës dhe e dukshme për të gjithë sytë e botës, madje dhe për sytë e Calaverës që mesa duket kanë bërë sikur se kanë parë këtë ndërtim pa leje.

Ndërtimi pa leje është një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e parashikuar edhe në nenin 199/a i ligjit nr. 10023 ku madje edhe vete Xhensila Pini më datë 27.11.2008 do të parashikonte se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”

Advertisement

Mesa duket ligjet nuk prekin njerzit që qëndrojnë pranë “botës së ligjeve” apo edhe vetë komisioneret të cilët me shumë zhurmë u zgjodhën si njerzit pa asnjë precedim penal apo si elita e pastër e shoqërisë  prej nga të cilët do kryehej edhe pastrimi i sistemit të drejtësisë.

Calavera me këto padrejtësi duhej të merrej, jo duke harxhuar kohën për të dalë dhe për t’i cilësuar shpifje, pasi dielli nuk mbulohet me shoshë, sado të mundet Calavera të hedh hi syve.

Advertisement
210