“Në fillim të vitit pata një abort, por tani jam e bekuar”, gruaja e Boris Johnson zbulon shtatzëninë, kryeministri sërish baba

Advertisement

Kryeministri britanik Boris Johnson do të bëhet sërish baba. Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e tij Carrie Johnson, e cila ka postuar një karrocë lodër, ngjyrë blu dhe me zbukurimet e Krishtlindjes.

46129057 9847377 The post announcing the pregnancy was accompanied by a picture o a 53 1627743204385

“Duke shpresuar për fëmijën tonë ylber këtë Krishtlindje. Në fillim të vitit, pata një abort që më la zemërthyer”, ka shkruar 33-vjeçarja në foton e shpërndarë në Instagram.

“Ndihem jashtëzakonisht e bekuar që jam përsëri shtatzënë, por gjithashtu jam ndjerë si një thes nervash”, ka shtuar më tej Carrie.

Advertisement

Çifti u pa për herë të fundit në publik së bashku duke parë ndeshjen finale të Anglisë në Euro 2020 me Italinë në stadiumin Wembley më 11 korrik.

Në fund të prilit të vitit të kaluar Carrie solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, djalin e quajtur Wilfred.

Advertisement
238
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com