“Ndryshimet në strukturat e larta drejtuese të Policisë do të bëhen më shpejt”, Rama mbështet deklaratën e Çuçit

Advertisement

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së tij për media është pyetur nga gazetarët në lidhje me ristrukturimin e Policisë së Shtetit.

Rama tha se në të gjithë sektoret do të ketë ndryshime, por që në Policinë e Shtetit do të bëhet më shpejt për shkak të ngjarjeve të fundit.

Kreu i Qeverisë i ka dalë në krahë edhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ndërsa ka mbështetur edhe “teorinë” e tij duke thënë se Policia ka çuar shumë persona para Drejtësisë, por që Gjykata i ka lënë të lirë.

“Sa i përket ristrukturimit jemi në një fazë intensive për të gjithë sektorët, për të përgatitur mandatin e tretë dhe është kocidencë, por nuk ka asnjë problem… përkundrazi edhe ngjarjet që kanë ndodhur sepse dua ta nënvizoj meqënëse një pjesë ia morën fjalët dhe ia kthyen përmbys (i referohet fjalës së ministrit Çuçi), nuk është asnjëherë një ngjarje e cfarëdo niveli në cfarëdo sektori dhe lërë më pastaj një ngjarje në sektorin e punëve të brendshme që ka edhe fatalitete. Pavarësisht përgjegjësisë direkte një arsye për të larë duart, asnjëherë përkundrazi është një ngjarje sesi gjërat mund të bëhen më mirë nga Policia e Shtetit. Nuk është vetëm policia vetëm, në një vend demokratik ajo që garanton gjithcka dhe që kontrollon sjelljen e njerëzve që ndodhin në pak minuta dhe që s’kanë polici në botë që mund t’i parandalojë. Policia ka nevojë për një mbështetje edhe më të madhe.

Advertisement

Rikonstrikturimi i Policisë që nga niveli i drejtueseve në qarqe është një process që ka nisur të diskutohet dhe të konceptohet dhe do moderizohet edhe më shpejt, si reagim edhe ndaj këtyre fakteve.

Unë nuk e harroj që aksidenet ka qenë numir i dyfishtë. Shikojeni sesa raste Policia Shtetit ka cuar shkelës së ligjit edhe për shpejtësi. Ju kujtohet njëri që bëri akrobratsira, që u bë një spektakël tmerri, fatmirësisht pa viktima. Merre shikojeni sa herë e kanë cuar në Gjykatë. Po bëhet pastrimi i Gjykatave, kush nuk do donte që sistemi i Drejtësisë të kishim si në Gjermani dhe Francë,” tha Rama ndër të tjera.

Advertisement
149