Ndryshimet në reformën në drejtësi/ Korrupsioni nën 50.000 lekë i hiqet SPAK

Advertisement

Korrupsioni në vlerën nën 50 mijë lekë s’do të jetë më kompentencë e prokurorisë së posaçme kundër krimit e korrupsionit, njohur si SPAK. Ky ndryshim  është propozuar nga ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj në komisionin e ligjeve.

Një tjetër propozim, që qarkullon në media ka qënë edhe mosha e daljes në pension të magjistratëve, prokurorë e gjyqtarë, të cilët aktualisht e kanë në 67 vjeç, por me vullnetin e tyre ata mund të shërbejnë edhe tre vite pas moshës duke dalë në 70 vjeç.

Për Gjykatë e Lartë, është propozuar të hiqet detyrimi për seanca publike dhe të mbahen seanca në dhomë këshillimi.

Advertisement

Sipas projektit kjo risi do të sjell aftësinë e Gjykatës së Lartë për të asimiluar një numër të madh çështjes të mbetura në arkivat e kësaj gjykate.

Më tej thuhet në dokument shmang dhe zvarritjet e qëllimshme nga palët të cilat bëhet në seanca publike me karakter procedural.

Advertisement
223