Ndryshimet në Gjykatën e Lartë/ Ja kush janë dy kandidaturat që garojnë për nënkryetare të GJKKO-së

Advertisement

Dy gjyqtaret që kandidojnë për nënkryetare të Gjykates pas largimit të Sandër Simonit dhe Klodian Kurushit në Gjykatën e Lartë janë  konketisht Iliriana Olldashi dhe Irena Gjoka. Nënkryeatarja do të përzgjidhet nga votimi në mbledhjen e gjyqtarëve që do te zhvillohet në orën 13, ku do të jetë e pranishme dhe kryetarja e KLGj-së, Naureda Llagami.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi të premten katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi. Ata u zgjodhën pas një procedure konkurimi dhe verifikimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Advertisement

Emërimet e reja e çojnë numrin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë në 7 anëtarë nga 19 gjithsej. Në njoftimin e dekretimit, presidenti Meta e konsideroi këtë të papranueshme dhe shqetësuese.

Advertisement
215