Ndihmonte klandestinët në këmbim të parave/ Arrestohet një 28-vjeçar 

Advertisement

I arrestuari është ndaluar në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar drejt Tiranës 5 shtetas të huaj që kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Gjatë ndjekjes, 28-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet, por u kap dhe neutralizua.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Advertisement
143