Ndarja me Gilbertën dhe akuzat ndaj tij, thyen heshtjen ish-konkurrenti i Për’Puthen: Dëgjoni o milet se…

Advertisement

Ish-konkurrenti i “Për’puthen +40”, Ilir Lara ka bërë një reagim së fundmi pas ndarjes nga Gilberta.

Gilberta postonte në “Instastory” mesazhe që i kishin dërguar të tjerët, ku i thonin se Iliri ishte i martuar dhe se kishte fëmijë.

Madje pas këtyre mesazheve, ajo vendosi që të fshinte të gjitha fotot që kishte me të në “Instagram”.

Mirëpo, Iliri ka dhënë disa detaje, duke thyer kështu heshtjen.

Postimi i plotë:

“Ka akoma që, mbas shpifjeve lushnjare, më pyesin: se a është e vërtetë që…?

Advertisement

Dëgjoni o Milet!

Nuk kam qenë asnjëherë dhe nuk jam i martuar!

Nuk kam as grua dhe as fëmijë!

Të tjera dhe legjitime motive më larguan nga ajo e lumthit!

Pra isha dhe jam: lumturisht single”, shkruan Lara në postimin e tij, teksa uron edhe një muaj të mbarë.

Advertisement
403