Moti vijon i paqëndrueshëm/ Priten rrebeshe dhe breshër

Advertisement

Për ditën e Mërkurë (sot) mbi vendin tonë do të vijojnë të jenë në qarkullim masat ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në zhvillim të cilat do të bëhen më tepër prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të përfshijnë kryesisht jugun, një pjesë të qendrës dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-8m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1 deri në 2 ballë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 12°C deri në 26°C;zonat e ulëta 12°C deri në 33°C;zonat bregdetare 16°C deri në 30°C.

Advertisement
107
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com