Moti i keq, ndalohet hyrja e mjeteve të rënda në Greqi

Advertisement

Në varësi të situatës në të cilën ndodhet vendi ynë, Autoritetet e Policisë Greke kanë njoftuar Policinë Kufitare Kavajë, se në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi I mjeteve të tonazhit  të rëndë. Ndërkohë që do të lejohet qarkullimi I mjeteve vetëm me zinxhirë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

“Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zhinxhirë.

Advertisement

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit”,njoftojnë autoritete e policisë kufitare Kakavijë

 

 

 

 

Advertisement
111