Mot me diell dhe rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit

Advertisement

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot t emperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 17°C.

Advertisement

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 12°C.

Advertisement
127