Mot i kthjellët dhe diell/ Ja si parashikohet moti në fundjavë

Advertisement

Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, vendi për dy ditët në vijim do të ketë mot të kthjellët dhe plot orë me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se gjatë ditës së dielë do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Advertisement

Kjo do të sjellë ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Advertisement
96