Mosmarrëveshja me prodhuesin e AstraZeneca/ BE pezullon vendimin për ndalimin e eksportit të vaksinave

Advertisement

Një tjetër vendim është marrë nga udhëheqësit e Bashkimit Europian, lidhur me eksportin e vaksinave. BE në një deklaratë pas samiti ka pezulluar vendimin për ndalimin e eksportit, pas një mosmarrëveshje me prodhuesin anglo-suedez AstraZeneca.

Gjatë deklaratës, BE  theksoi rëndësinë e zinxhirëve globalë të furnizimit të nevojshëm për të prodhuar vaksinat. Për këtë, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se AstraZeneca duhet të shpërndajë dërgesat në BE përpara se të eksportojë dozat diku tjetër. Presidenti francez Emmanuel Macron u tha gazetarëve se kjo shënoi “fundin e naivitetit” nga BE.

Shpërndarja e vaksinave në shtetet e BE-së ka qenë shumë e ngadaltë dhe blloku ka fajësuar kompanitë farmaceutike, kryesisht AstraZeneca për mos-shpërndarjen në kohë të vaksinave. BE u akuzua, kryesisht nga Britania e Madhe dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), për të ashtuquajturin nacionalizëm vaksinash pasi vendosi kontrollet e eksportit brenda bllokut.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se një bllokim do të rrezikonte vaksinimin e Mbretërisë së Bashkuar, e cila deri më tani ka qenë më e suksesshme në fushatën e saj të vaksinimit në krahasim me  vendet anëtare të BE-së. Por von der Leyen reagoi të enjten, duke argumentuar se BE ishte “rajoni që eksporton shumicën e vaksinave në të gjithë botën”.

“Ne i ftojmë të tjerët të bashkohen me qasjen tonë,” tha ajo.

Ajo tha gjithashtu shkroi BE-ja  kishte eksportuar rreth 77 milion doza në 33 vende që nga dhjetori. Komentet e saj erdhën një ditë pasi BE dha ​​një deklaratë me Mbretërinë e Bashkuar në të cilën të dy palët u zotuan të punojnë së bashku pas disa javësh tensionesh mbi vaksinën Oxford-AstraZeneca.

Ndërkohë, Presidenti francez Emmanuel Macron ishte pro kontrolleve të eksportit të BE-së.

Më parë, ai shprehu zhgënjimin për shkak të ritmit të ngadaltë të pjesës më të madhe të vaksinave në Europë. Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu tha se BE “jo vetëm që furnizon veten, por edhe eksporton në botë, në kontrast me SHBA dhe Britaninë e Madhe”.

Advertisement

Kryeministri Holandez Mark Rutte tha ndërsa udhëheqësit e tjerë ishin hasur me masat më të ashpra të eksportit, ai shpresonte që ato masa mos të zbatohen kurrë.

Të dy këto vende janë shtëpia e fabrikave të përfshira në prodhimin e AstraZeneca, e cila së shpejti mund të dërgojë furnizime në kombet europiane, një veprim që mund të qetësojë pak situatën në BE, sipas korrespondentit të  BBC në Bruksel, Nick Beake. Rutte tha se në fundjavë mund të shpallet një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar mbi përbërësit e AstraZeneca të prodhuar në Holandë.

Pas samitit virtual, 27 vendet anëtare të BE ranë dakord se do të përpiqen të rrisin prodhimin e vaksinave brenda bllokut. “Përshpejtimi i prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave është  thelbësore dhe urgjente për të kapërcyer krizën. Përpjekjet për këtë qëllim duhet të intensifikohen më tej,” thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Presidenti i SHBA Joe Biden gjithashtu mori pjesë në takimin virtual, në një përpjekje për të rindërtuar lidhjet me BE-në pas marrëdhënieve të acaruara midis bllokut dhe paraardhësit të tij, Donald Trump.

Shumë udhëheqës të BE-së ishin kritikë ndaj vendimeve të  Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës në Paris dhe marrëveshja bërthamore e Iranit. Përpara takimit të së enjtes, një ish president i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i kërkoi bllokut të shmangte një “luftë vaksinash” me Britaninë.

Advertisement
175