Monitorimi i zgjedhjeve, BE angazhon 50 grupe vëzhguesish

Advertisement
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të monitorohen nga të paktën 50 grupe vëzhgmi të ngritura nga Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë, ndërsa këtu nuk përfshihen vëzhguesit e OSBE/ ODIHR si dhe ata vendas. Gjithashtu Ambasada e SHBA dhe ajo Britanike do të kenë grupet e tyre të monitorimit.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë zhvilluar takimin e fundit për të përcaktuar zonat se ku ato do të monotirojnë.

“Sot Shefat e Misioneve të #BE-së në #Shqipëri u takuan përsëri për të përfunduar përgatitjet në funksion të zgjedhjeve të së dielës. Vëzhgimi diplomatik i BE-së do të ketë 50 ekipe në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë gjatë procesit të votimit dhe numërimit, në mbështetje të Misionit të OSCE/ODIHR”, shkruan ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Advertisement
Advertisement
137
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com