“Miss” Brazili ndërron jetë pas operacionit të bajameve

Advertisement

Incidentet me bukuroshet e modes dhe te pasarelave nuk kane qene te pakta vitet e fundit duke nxitur shpesh kritika per kete industri.

Gleycy Correia, mbretëresha e bukurisë në Brazil në vitin 2018, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare pas një ataku kardiak.

Gleycy Correia ndërroi jetë në një spital privat të hënën, ndërsa pak muaj më parë kishte kryer një operacion rutinë të heqjes së bajameve.

 

Ajo pësoi një sulm në zemër në muajin prill, ndërsa qëndroi në koma për dy muaj.

 

“Ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr bajamet dhe pas pesë ditësh në shtëpi pati hemorragji. Më 4 prill, vajza pësoi sulm në zemër dhe që prej asaj kohe ishte në koma, ndërsa të hënën ndërroi jetë”, tha në një deklaratë familja.

Advertisement

Trupit të pajetë të 27-vjeçares do t’i bëhet autopsia, ndërsa familjarët dyshojnë në ndërhyrje të pakujdesshme të mjekëve.

Advertisement
65

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *