Miratohet plani i presidentit Biden/ 1,9 trilion dollarë paketë stimuluese

Advertisement

Senati amerikan miratoi sot planin e Presidentit Joe Biden prej 1.9 trilionë dollarësh për ndihmën për koronavirusin.

Plani përfundimtar përfshin 400 miliardë dollarë në formë pagesash prej 1,400 dollarësh për shumicën e amerikanëve, nga 300 dollarë në javë për 9,5 milion njerëz që kanë humbur punën dhe 350 miliard dollarë ndihma për shtetet dhe qeveritë lokale që kanë mbetur me mangësi në buxhetet e tyre për shkak të pandemisë.

Advertisement

Senati votoi me 50 pro dhe 49 kundër në linja partiake. Asnjë republikan nuk votoi pro për këtë paketë stimuluese, ndër më të mëdhatë në historinë e vendit.

Advertisement
204