Ministri i Shëndetësisë: Nga 170 të vdekur prej Covid, 149 ishin të pavaksinuar! 

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia thotë se përballja me valë të reja të pandemisë së koronavirusit është e pashmangshme për aq kohë sa një numër i madh qytetarësh nuk vaksinohen.

Vitia tha se gjatë javës së fundit në Kosovë kanë ndërruar jetën 170 persona, prej të cilëve 149 kanë qenë të pavaksinuar.

Ai tha se duke filluar nga data 13 shtator, punonjësve të administratës do t’i duhet të shkojnë në punë duke paraqitur certifikatë vaksinimi, test PCR të 72 orëve apo test serologjik.

“170 të vdekur gjatë kësaj jave dhe nga numri total prej numrit të tyre, 149 kanë qenë të pavaksinuar.  Valët e reja janë të pashmangshme, vetëm vaksinimi i parandalon këto valë. Imuniteti kolektiv nuk është arritur akoma. Me një intensitet të vaksinimit si javët e fundit, ne mund të parandalojmë valët e reja. Nga 13 shtatori do të vijojnë disa restriksione në administratën publike, punonjësit duhet të kenë certifikatë vaksinimi, test PCR të 72 orëve ose test serologjik të antitrupave”, deklaroi Vitia.

Advertisement
Advertisement
278