Ministri Çuçi ultimantum gjyqtarëve: Çojnë në shtëpi personat që ne kapim me armë!

Advertisement

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është duke dhënë një konferencë për mediat, pas ngjarjeve të fundit kriminale dhe vrasjeve në vend. Ai e drejtoi gishin nga gjyqtarët që sipas tij lirojnë nga burgu personat që kapen nga Policia me armë pa leje.

“Jemi tronditur nga dy ngjarje, një aksident me 4 viktima dhe një tjetër ngjaje me armë zjarri për një parcel plazhi. E mirëkuptoj plotësish shqetësimin publik, por dua të theksoj se Policia e Shtetit përtej të metat dhe dobësive dhe që duhet të përmirësohet. As nuk ndjek makinat dhe as mund të parandalojë një sherr mes dy fqinjëve në orën 1 të natës”, tha ministri, ndërsa drejtoi gishtin nga gjyqtarët e Vlorës.

Advertisement

Ai paralajmëroi ndryshime në nivel drejtorishë dhe komisariatesh.

“Brenda kësaj jave do të nisin ndryshimet në drejtoritë në nivel qarku. Ky ndyshim do të shtrihet dhe në nivel komisariatesh. Do ketë ndryshim të kuadrit për përdouesit e makiave të shtrenjta që kapen me shkelje të përsëritura”, shtoi Çuçi.

Me ndryshimet e reja, sipas tij: Shumë shpejt të gjithë do të ndjejnë ndyshimin e Policisë.

Advertisement
125