Meta refuzon të dëshmojë komisionin hetimor/ Ja shkresa që i dërgoi Parlamentit

Advertisement

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar që të dëshmojë në komisionin hetimor parlamentar. Këtë kreu i shtetit e ka bërë me anë të një letre drejtuar Kuvendit dhe komisionit të posaçëm parlamentar.

Në letrën e dërguar nga Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Panariti, theksohet se komisioni e humbi shansin për të dëgjuar Metën në datën 10 maj, ndërsa shprehet se kjo nismë është antikushtetuese.

“Presidenti i Republikës nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit. Presidenti i Republikës, ripërsërit edhe një herë thirrjen për reflektim në kohë nga ana e deputetëve të këtij Kuvendi, që veprimtarinë e tyre në kushtet e afrimit dita-ditës të përfundimit  të mandatit, duhet ta ushtrojë vetëm në përputhje me rendin e brendshëm juridik”, thuhet në këtë shkresë.

Advertisement
Advertisement
141
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com