Meta nuk dorëhiqet: Më 24 korrik 2022 rikthehem në LSI

Advertisement

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka njoftuar se kreu i shtetit nuk do të dorëhiqej nga posti i tij ashtu siç e premtoi para zgjedhjeve. Blushi ka bërë me dije se presidenti Meta në 24 korrik të vitit që vjen do t’u bashkohet strukturave të Lëvizjes Socialiste për Intregim, e cila është krijuar prej tij 16 vite më parë.

Ndër të tjera në njoftimin e bërë nga Presidenca bëhet me dije se do të çojë deri në fund mandatin e tij si kryetar shteti dhe më pas do të rikthehet në politikë.
Para zgjedhjeve, Meta premtoi se nëse kryeministri Edi Rama do të fitonte mandatin e tretë, ai do t’i lironte edhe postin e presidentit. Por nuk dihet përse nuk e ka përmbushur premtimin e tij.
NJOFTIMI I PLOTE:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.

Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore. Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.

Advertisement

Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve.

Reagimi i Presidentit vjen pas ndjesës publike të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila tha më herët se PS e mori mandatin e tretë për shkak të mbifuqizimit. Opozita, tha Kryemadhi bëri gabim që dogji mandatet dhe braktisi fushatën për zgjedhjet lokale, duke i dhënë avantazh kundërshtarit.

Advertisement
181
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com